Presidenti mirëpret emërimin e Hoxhës në krye të Ministrisë së Drejtësisë
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook ka shkruar se propozimi që Dhurata Hoxha të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë, në kuadër të reformatizimit të qeverisë dhe ndarjes së përgjegjësive institucionale është i drejtë, i qëlluar dhe shpresëdhënës për hapat e mëtejshëm që duhet të ndërmerren.

Sipas tij, ministri Kuçi në këto vite ka bërë një punë të shkëlqyer. Ai thekson se puna, reformimi i sistemit të drejtësisë dhe funksionimi efektiv janë çelësi i së ardhmes evropiane për Kosovën.

“Ministri Kuçi në këto vite ka bërë një punë të shkëlqyer”, shkruan Presidenti. "Propozimi që znj. Dhurata Hoxha të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë, në kuadër të reformatizimit të qeverisë dhe ndarjes së përgjegjësive institucionale është i drejtë, i qëlluar dhe shpresëdhënës për hapat e mëtejshëm që duhet të ndërmerren”.

Sipas Thaçit, reformatizimi i qeverisë dhe zvogëlimi i ministrive janë tregues të rritjes së efikasitetit në institucionet tona. /albeu.com/
Shtuar më 11/07/2016, ora 14:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori