Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump uron për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Presidenti i ShteteveBashkuaraAmerikës, Donald Trump, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

"I nderuar Z. President,

Në emër të ShteteveBashkuaraAmerikës, kam kënaqësinë të uroj popullin e Kosovës për Ditën e Pavarësisë suaj më 17 shkurt.

Partneriteti mes dy shteteve tona mbështetet në vlerat dhe interesat e përbashkëta.

E ardhmja e Kosovës sovrane, multietnike dhe demokratike mbështetet në rajonin e Ballkanit stabil dhe të begatë i cili është plotësisht i integruar në bashkësinë ndërkombëtare.

Shtetet e BashkuaraAmerikës kremtuan së bashku me të gjithë qytetarët e Kosovës fitimin e medaljes së artë historike në Lojërat Olimpike në Brazil, si dhe debutimin e përfaqësueses së Kosovës në garat ndërkombëtare të FIFA-s.

E mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të gjerë dhe të thellë, të përqendruar në mbështetjen e rritjes së zhvillimit demokratik dhe ekonomik, forcimin e sundimit të së drejtës në Kosovën, zgjidhjen e kontesteve me fqinjët, dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftëtarëve të huaj terroristë." thuhet në letrën e presidentit të SHBA-ve. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2017, ora 11:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori