Presidenti i Austrisë nis sot vizitën dy-ditore në Kosovë
Pëlqej
Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer
Presidenti i Republikës së Austrisë, Heinz Fischer, nis sot vizitën dy-ditore në Kosovë.

Fischer vjen në Prishtinë me ftesë të homologes së tij Atifete Jahjaga. Kjo e fundit do ta presë me ceremoni shtetërore me gardën e nderit të FSK-së, në sheshin "Ibrahim Rugova" pas orës 11:00.

Jahjaga dhe Fischer do të dalin në një konferencë të përbashkët ndërsa presidenti austriak do të takohet pasdite edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.

Takimi me Veselin do të përmbyllë agjendën e vizitës për ditën e mërkurë për të vazhduar të enjten me takime tjera.

Fischer qysh në mëngjes do të takohet me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, ndërsa pas këtij takimi ai së bashku me presidenten Jahjaga do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Kosovar-Austriak që mbahet në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë.

Pas këtij takimi dy presidentët do ta vizitojnë Prizrenin, më konkretisht do të vizitojnë Kishën Katolike dhe Xhaminë e Sinan Pashës. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2015, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori