Kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se
presidentit të ardhshëm duhet t’i jepet më shumë fuqi,
kurse ambasadori gjerman Ernest Reichel tha se zgjedhjet e drejtëpërdretja
presidentit pritet t’i japin
legjitimitet edhe më të madh.
“Duam të kemi president ceremonial por t’i japim fuqi më të
madhe në shumë vendime dhe procese pasi deri më tash kemidështuar ta kemi një të tillë” ka deklaruar Jakup Krasniqi në konferecën rajonale “Kompetencat dhe roli i
Presidentit në përcaktimin e modelit të Qeverisjes në Republikë – Mësimet dhe përvojat regjionale”, të organizuar nga Instituti për Studime Kushtetuese dhe Parlamentare në bashkëpunim me Friedrich Erbert Stiftung dhe Komisionin për Amendamentimin e Kushtetutës.
Kurse ambasadori gjerman Ernest Reichel tha se zgjedhjet e drejtëpërdrejta pritet t’i jap edhe më shumë
legjitimitet presidentit. “Partitë politike në Kosovë janë pajtuar që të kenë zgjedhje të drejtëpërdrejta dhe kjo pritet t’i jap
legjitimitet edhe më të madh
presidentit” tha ai.
Kurse kryetari i Komisionit për amendamentimin e Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami tha se “është një koncensus i gjerë që nga sistemi parlamentarë i zgjedhjes së
presidentit të kalohet në zgjedhje të drejtëpërdrejta nga populli” .
Sipas tij “kjo vlerësohet një arritje e
madhe për të siguruar jo vetëm funksionalitetin por edhe qëndrueshmërinë kushtetuese”.
Kurse ish
presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidanit tha se “në 2008-tën në Shqipëri u dobësua roli dhe fuqia e
presidentit dhe kjo mendojë se është gabim pasi nuk mund të ndikojë në zgjidhjen e krizave sepse kur unë isha president në 1998 me fuqinë më të
madhe që atëherë kishte
presidenti ndikova në zgjdhjen e siutatës së krizës në Shqipëri” sqaroi Meidani.
Shtuar më 28/02/2012,
ora 11:29