Presidenti çek: Thaçi është kriminel lufte
Presidenti i Çekisë, Milos Zeman ka thënë se, për dallim nga shteti në krye të të cilit gjendet, personalisht nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe prandaj nuk po dërgon ambasador në Prishtinë.

Në një intervistë të dhënë për gazetën "Novosti" të Beogradit, pas përjkutimit që i është bërë se ai, "është i njohur qëndrimi i tij se Kosovën e drejton një regjim mafioz që financohet nga tregtia me narkotikë", Zeman është përgjigjur: "shumë herë publikisht kam thënë se Hashim Thaçi është kriminel lufte".

I pyetur se a zhvillon Bashkimi Evropian politikë parimore ndaj Serbisë, Zeman thotë se "Gjithçka varet nga ajo se ç'do të merren vesh Serbia dhe Kosova, pasi do përzierje nga cilado anë mund të jetë kundërproduktive dhe e gabueshme".

Ndërkohë ai thekson se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kusht për pranimin e Serbisë në BE, pasi dhe anëtaret e tjera të BE-së, Sllovakia, Spanja, Greqia, Rumania dhe Qiproja nuk e njohin Kosovën.

Presidenti çek, deklaron se precedenti kosovar "ka hapur kutinë e Pandorës dhe ka nisur një proces të rrezikshëm të ridefinimit të kufijve dhe ndryshimit të integritetit territorial anembanë botës". /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2015, ora 10:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori