Presidenti austriak: Mbrëmë ndodhi një ngjarje historike
Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, mikëpritës i Forumit Evropian në Alpbach, tha se ka qenë pjesëmarrës, siç e cilësoi ai, “në një ngjarje historike”, duke iu referuar diskutimeve dhe takimit mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Përveç diskutimeve në panelin e Forumit, Thaçi e Vuçiq kanë zhvilluar dhe një takim ku ishin të pranishëm, kancelari austriak Sebastian Kurz dhe komisionari i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn.

“Unë mendoj se është e drejtë të thuhet se dje në mbrëmje diçka ndodhur. Unë pata ndjenjën se isha pjesëmarrës në një ngjarje historike”, u shpreh presidenti i Austrisë, Va nder Bellen.

Presidentët Thaçi dhe Vuçiç, gjatë Forumit në Alpbach kanë shpalosur idetë e tyre për korrigjimin e kufirit mes dy vendeve.


Shtuar më 26/08/2018, ora 13:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori