Presidenti austriak anullon fjalimin në Kuvendin e Kosovës
Pëlqej
Kryeparlamentari Kadri Veseli konfirmon se Presidenti i Austrisë Heinz Fischer, i cili do të vizitojë Kosovën, nuk do të flas në Parlament, për shkak të bllokadës së opozitës.

Përmes një postimi të bërë në profilin e tij në Facebook Veseli shkruan;

"Këtë javë kemi një mysafir të veçantë në Kuvendin e Kosovës, presidentin e Austrisë z. Heinz Fischer. Ishte dëshira e tij, e një miku të nderuar të vendit tonë, që t'u drejtohet me një fjalë rasti të zgjedhurve të popullit të Kosovës. Fatkeqësisht, kjo nuk do të ndodhë. Arsyet janë të qarta dhe të kuptueshme, bllokimi i dhunshëm dhe antidemokratik i punës së Kuvendit.

A është kjo është alternativa e opozitës për vendin?

Të izolojë Kosovën dhe ta lërë atë pa miq në këtë botë të trazuar?

A është kjo tradita jonë e mikpritjes kur të vjen miku në shtëpi për të nderuar dhe ti nuk ke mundësi ta nderosh?", përfundon statusin e tij Veseli. /albeu.com/

Shtuar më 27/10/2015, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori