Presidenca nuk i tregon emrat e mysafirëve që do të vinë për festime
70 delegacione ndërkombëtare do të vinë në Kosovë me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë. Mirëpo se kush janë ata nuk dihen. Ndërkaq festimet për përvjetorin e ditëlindjes së dhjetë të Kosovës">Kosovës vetëm sa kanë filluar në të gjitha qytetet e Kosovës">Kosovës.

Këshilltari i presidentit të Kosovës">Kosovës, Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka thënë për Gazetën Insajderi se deri më tani rreth 70 delegacione e kanë konfirmuar ardhjen, duke mbajtur të fshehtë se cilët personalitete do t’i shohim me rastin e përvjetorit të pavarësisë.

Me rastin e shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë, Qeveria ka ndarë një shumë prej 600 mijë euro. Ku ka themeluar edhe Këshillin organizativ për manifestimin gjithë popullor për shënimin e Epopesë së UÇK së. Për këtë Këshill ndahen mjete financiare në vlerë prej 100 mijë euro.

E mysafiri i parë që ka arritur në Kosovë është Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel. Ku për vizitën e tij kanë raportuar edhe mediat ndërkombëtare.

Po ashtu në Kosovë është duke qëndruar edhe Ansambli i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (ShBA), për Evropë, me ç’rast sot do të interpretojnë në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Ndërsa të dielën ata do të jenë prezent në sheshin “Shadërvani” në Prizren dhe në kinemanë “Jusuf Gërvalla”, në Pejë.


E po ashtu edhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora e ka konfirmuar se do të jetë prezentë në Kosovë për 10 vjetorin e Pavarësisë.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”, Rita Ora ka konfirmuar se do të jetë prezentë në Kosovë në datën historike të Kosovës">Kosovës, me ç’rast do të mbaj një koncert në sheshin, “Zahir Pajaziti”.

Ora ardhjen e saj e konfirmuar një ditë pasi që Qeveria e Kosovës">Kosovës, ndau 600 mijë euro për ditëlindjen e Kosovës">Kosovës.
Shtuar më 15/02/2018, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori