Presidenca: Mustafa ta pranojë Facebookun, e moderon
Pëlqej
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, një ditë pas postimit në Facebook zyrtarisht i ka dërguar shkresë kryeministrit, Isa Mustafa, për të mbështetur qytetarët e Houstonit të SHBA-së, pas përmbytjeve të nxitura nga uragani “Harvey”.

Një kërkesë të tillë, Thaçi e kishte bërë fillimisht të dielën, përmes Facebookut, veprim ky që kishte ngjallur reagim tek Mustafa, shkruan sot Koha Ditore.

Kryeministri në detyrë kishte shkruar po në Facebook duke thënë se nuk është kjo forma përmes së cilës presidentët komunikojnë me Qeverinë.

Në Presidencë kanë thënë se Facebooku është mjet komunikimi modern dhe nuk do të duhej të paraqiste problem për kryeministrin apo Qeverinë.
Shtuar më 05/09/2017, ora 07:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori