Preshevarët protestojnë kundër taksave të Kosovës
Këshilli për të drejtat e Njeriut në Preshevë kishte organizuar sot një aksion në vendkalimin kufitar Muçibabë për të shprehur kundërshtimin ndaj vendimit që taksat të zbriten në 20 euro për një javë qëndrimi në Kosovë, taksë për sigurimin i vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Me një transparentë të madhe "Na keni ndihmuar", "Ju nuk jeni Kosova", "Thaçi = Daçiq",
"40 Euro = Hashim Baba me 40 Hajduka" ishin vetëm disa nga pankartat që u ngjitën në barakën e "Byrosës Kosovare të Sigurimit" ku qytetarët e Luginës së Preshevës paguajnë sigurimin për të hyrë në Kosovë, njofton presheva.com.

Drejtuesit e KDNJ u shprehën se do ketë aksione të tilla derisa ka taksa për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Qeveria e Kosovës në shenjë reciprociteti me Serbinë, ka vendosur tarifat kufitare për ata që hyjnë nga Serbia në Kosovë, nga dhjetori i vitit të kaluar, si rrjedhojë e marrëveshjes Prishtinë – Beograd në Bruksel.

60 euro ishte pagesa minimale për një person që futet me makinë nga Serbia në Kosovë, e cila ka pas vlerë vetëm për 2 javë qëndrimi, kurse tani me zbritje ata do të paguajnë 20 euro sigurim për makinë për një javë.

Nga Serbia ekzistojnë tri pika kufitare, dhe dy nga to shfrytezohen nga shqiptarët e Luginës së Preshevës, Dheu i Bardhë dhe Muçibaba. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2012, ora 14:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori