Presheva 4 vjet pa deputetin Azizi (FOTO-LAJM)

Tahir Meha, Qemajl Stafa, Idriz Seferi, Ridvan Qazimi, Isuf Azizi…Janë këta vetë ca trima shqiptarë që u vranë në prita, tinëzisht sepse edhe plumbi ja kishte frigën t’i dilte përballë.. Ata ranë heroikisht nga plumbat e armikut, dikush në luftë e dikush nga dora gjakatare serbe e rankovicëve.

“Mos zbulimi i vrasjes së humanistit dhe afararistit të njohur nga Lugina e Preshevës Ing.isuf Azizit, flet qartë se kush mund të qëndrojë pas ketij atentati kundër veprimatrit tonë të shquar.. Prandaj, ne kërkojmë nga ndërkombëtarët që të bëjnë presion tek autoritetet serbe në Beograd që sa më shpejtë të gjenden autorët e varasjes dhe të ndeshkohen ata për këtë vepër kriminale, akt ky mizor i cili ende mbet i pandriquar..” ka deklaruar deputeti gjithpopollor Riza Halimi.
Që nga 24 maji i 2009 është ndarë nga jeta humanisti dhe ing. Isuf Azizi. Biznesmeni dhe deputeti i Kosovës Lindore(Rahovica e Preshevës) vra në mënyrë tinzare sepse edhe plumbi ja kishte frikën t’i dilte përballë.

Deputeti në atë kohë ishte vënë në shënjestër të policisë serbe dhe bashkëpunëtoreve të saj. Ai disa herë ishte arrestuar dhe mbajtur në burg. Herën e fundit ishte kindapuar nga forcat serbe në vitet e para të pasluftës, por falë angazhimit të faktorit shqiptar dhe atij ndërkombëtar, ai pas katër ditësh arresti qe liruar nga forcat serbe, shkruan Presheva Jonë.

Vrasja e drejtorit të kompanisë “VALONI PETROL” ka shqetësuar biznismenët dhe popullatën shqiptare në rajonin e Preshevës. Jozyrarisht mësohet se i ndjeri Azizi është viktimë e radhës e dorës kriminale serbe dhe bashkëpunetorëve të saj. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2013, ora 11:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori