Prerja e pyjeve, problem shqetėsues
Pëlqej
Abonohu pėr lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Prerja ilegale e pyjeve nė Kosovė, vazhdon tė jetė nė pėrmasa shqetėsuese. Kėtė gjė e ka pohuar edhe ministri i Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci nė takimin pėr Rishikimin e Pėrbashkėt Vjetor pėr Sektorin e Pylltarisė, ku u diskutuan prioritetet nė sektorin e pylltarisė 2012-2014, Ligji i ri pėr Pyjet, modeli i ri institucional pėr Bordin pėr Menaxhimin e Pyjeve si dhe pėr procesin e decentralizimit nė pylltari.

Sipas Stavilecit rishikimi i pėrbashkėt vjetor, ėshtė edhe njė hap i rėndėsishėm nė drejtim tė planifikimit mė tė mirė tė veprimeve pėr kėtė sektor, shkruan Express.


“Viteve tė kaluara ne e kemi filluar delegimin e disa prej kompetencave nga niveli qendror, nė nivelin lokal pėr menaxhimin e pyjeve dhe pas kėsaj periudhe kohore, pėrkundėr punės qė ėshtė bėrė, fenomenet negative si; prerja ilegale e drunjve mbesin ende nė pėrmasa shqetėsuese pėr ne. Nuk mund tė thuhet qė nuk kemi lėvizje pozitive, sepse indikator i matshėm i lėvizjeve pozitive ėshtė edhe trefishimi i tė hyrave nga shitja legale e masės drusore nė vitin e kaluar. Por duhet rritur efikasitetin e mekanizmave implementues dhe monitorues pėr tė arritur deri tek menaxhimi i qėndrueshėm i resurseve tona pyjore. Dhe duhet rritur edhe mė shumė bashkėpunimin mes dy niveleve dhe t’i harmonizojmė mė shumė veprimet tona, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė prodhojmė rezultate edhe mė tė mėdha”, ka pohuar Stavileci. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2012, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Kujdes se e ha burgun ...

Kujdes se e ha burgun ...