Premtohen 100 milionë dollarë investime në Kosovë
Emisari special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka folur rreth kritikave pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi për normalizim ekonomik.

“Fakti është që marrëveshja ekziston e zbatimi po fillon, është një proces shumë i mirëfilltë. E kuptoj që njerëzit politikë janë kritikë, ne jemi super krenarë për këtë marrëveshje, dhe do ta shihni me kalimin e muajve dhe viteve që nuk janë deklarata boshe”, tha Grenell në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti.

Presidenti Trump mburret me këtë marrëveshje historike, nuk do të ishim këtu sikur të mos ishte presidenti Trump. Është zotuar për normalizim ekonomik mes dy vendeve. Pas nënshkrimit, presidenti Trump na tha shkoni dhe zbatoni marrëveshjen, mos e leni vetëm fjalë”, shtoi Grenell.


Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler tha se do të investojnë 100 milionë dollarë në Kosovë.

“100 milionë dollarë do të investojmë në Kosovë, ne kemi ardhur me kolegë që të ju tregojmë së sa jemi serioz. Ne jemi këtu për të nënshkruar një marrëveshje dhe për te investuar”, tha ai.

Delegacioni amerikan po udhëhiqet nga kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler, i dërguari special për dialogun, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, kryetari i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA .
Shtuar më 21/09/2020, ora 20:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori