Kryeministri Isa Mustafa kishte premtuar se, për secilin vit të qeverisjes, do të rritej buxheti i shtetit me 500 milionë euro. Kjo pretendohej të arrihej duke vendosur rregull dhe disiplinë në administratën tatimore dhe në dogana, ndërsa gjysmën e kësaj shume parashihte ta arkëtonte në vitin 2015, shkruan Koha.
Por rishikimi i buxhetit këtë e ka demantuar. Jo që nuk i ka
rritur të
ardhurat, por i ka zvogëluar ato që
parashiheshin në
buxhetin e miratuar në fillmvit, dhe i cili ishte përgatitur nga ekzekutivi i kaluar.
Ky dështim është kaluar në heshtje nga qeveria, ndërsa ekonomistët kanë paralajmëruar se të
ardhurat do të ulen këtë vit dhe vitet në vijim. /albeu.com/
Shtuar më 18/07/2015,
ora 09:42