Premtimet e Thaçit, në kundërshtim me FMN
Pëlqej
Hashim Thaci
Premtimet e kryeministrit në largim, Hashim Thaçi për rritjepagave për të gjithë sektorët e punës janë në kundërshtim me marrëveshjen e nënshkruar me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Në Marrëveshjen me FMN-në, në të cilën përveç kryeministrit e kanë nënshkruar ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala dhe ish guvernatori Hashim Rexhepi, specifikohet që shpenzimet për paga gjatë vitit 2011">2011 nuk guxojnë të tejkalojnë shumën prej 7.4 për qind të GDP-së së Kosovës. Sipas kësaj marrëveshjeje, Kosova nuk guxon të shpenzojë më shumë se 300 deri 350 milionë euro për paga theksojnë ekspertët.

Të hënën, Thaçi u ka premtuar rritjepagave edhe minatorëve të pensionuar. Ditë më parë ai u ka premtuar paga prej 50 për qind më të larta mësimdhënësve parauniversitarë, dhe punëtorëve të administratës publike rritje prej 30 për qindpagave. Brenda vitit nga buxheti i shtetit shpenzohen rreth 300 milionë euro për pagar. Kur kësaj shume të shpenzimeve i shtohen shpenzimet nga premtimet për rritjen e pagave2011">2011, vlera totale vjetore e shpenzimeve në paga nga buxheti i shtetit kalon në afro 400 milionë euro.

Ky shpenzim e tejkalon shifrën prej 7.4 për qind të lejuar nga FMN-ja në shpenzimet e pagave në sektorin publik. Në marrëveshjen e arritur të këtij në korrik të këtij viti me Fondin Monetar Ndërkombëtar, krerët e Qeverisë janë zotuar se nuk do të premtojnë rritjepagave për asnjë sektor që paguhet nga arka e shtetit për vitin 2011">2011.
Shtuar më 30/11/2010, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori