Prekëse, zjarret po djegin kafshët e egra (FOTO LAJM)

Zjarret e shumta që po shkaktohen në pyjet e Kosovës nuk po djegin dhe shkatërrojnë vetëm drunjtë dhe bimët e tjera, por edhe po asgjësojnë botën shtazore.

Një faqe në rrjetin social Facebook, eemëruar “Zjarrfikësit e Kosovës”, ka publikuar fotografi nga pjesët e djegura të pyjeve, ku shihen edhe lloje të ndryshme të kafshëve të djegura.

“Ti që me një fije shkrepëse po e ndezë një bjeshkë, shiko sa dëmin po e bënë.” është shkruar përkrah fotografive të postuara, ku shihen të djegura vezët në fole, breshka dhe lepuri.
Shtuar më 31/03/2019, ora 16:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori