Prekëse, vdiq pasi punonte për ta fituar ndershmërisht bukën e gojës
Milor Belegu nga komuna e Pejës vdiq dje tragjikisht në vendin e punës në ndërtimtari.

Belegu po punonte me babin e tij në ndërtimtari, ndërsa nuk dihet saktësisht se si erdhi deri te vdekja.

Ndërkohë, Adnan Hyseni, një mik i tij, e ka bërë një postim prekës në Facebook.

"E pabesueshme, e dhimshme dhe trishtuese lajmi per vdekjen tende Milor Belegu ku vdekja jote ne mosh te re erdh si pasoj e luftes tende per fitu ndershem buken e gojes ne kete vend te brisht ku per ta fitu ndershem buken e gojes duhet ta rrezikohesh edhe jeten ne vendin e punes.

Ngushllime miku im e krahu i djath ne klubin Besa ne futsal Afrim Belegu per vdekjen e hershme te birit, inshalla Allahu i Madherishem e ka dergu ne xhehnet", ka shkruar Hyseni.


Shtuar më 27/08/2018, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori