Prekëse, shokët vendosin lule te vendi ku u vra fëmija shqiptar
Derisa po kthehej nga shkolla të enjten, një shtatë vjeçar nga komuna e Lipjanit që jetonte me familjen në Basel u ther me thikë nga një 75-vjeçare në mes të rrugës.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 12:45, kur fëmija ishte duke u kthyer nga shkolla. Sulmi ndodhi 200 metra larg nga shkolla.

Pak pasi ndodhi sulmi, djaloshi u dërgua në spital mirëpo nuk mundi të ju mbijetojë plagëve të marra.

Në vendin ku ndodhi ngjarja tragjike, janë vendosur qirinjtë dhe lule nga shokët e 7-vjeçarit.
Shtuar më 22/03/2019, ora 08:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori