Prekëse, nëna vendos lule te vendi ku i vranë të birin (FOTO LAJM)

Të gjithë janë tronditur ditën e sotme nga ngjarja makabre që ndodhi në Zvicër ku një 75-vjeçare ka therur në fyt me thikë një 7-vjeçar me origjinë shqiptare. Djaloshi me prejardhje nga Kosova, sapo kishte mbaruar shkollën dhe po kthehej në shtëpi teksa është ndaluar nga një e moshuar e cila i ka ngulur thikën dhe është larguar.

Ndërkohë që ende nuk dihen motivet që e çuan 75-vjeçaren">75-vjeçaren të vrasë të miturin, së fundmi për ‘Blick.ch’ ka folur nëna e djalit e cila është e shokuar nga ngjarja e rëndë.

Teksa ka qenë e pranishme në vendin ku djali i saj humbi jetën, Fatma L. ka rrëfyer se kjo është gjëja më e tmerrshme që mund t’i ndodh një nëne dhe ka shpërthyer në lot teksa vajtonte për 7-vjeçarin.
Shtuar më 22/03/2019, ora 13:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori