Prekaz, homazhe për familjen Jashari
Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizoi në Prekaz, homazh përkujtimor për familjen Jashari. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare, përfshi edhe Klubin e Patriotëve të Rinj. Në homazhet e mikpritura nga kryefamiljari i familjes Jashari, Rifat Jashari.

Gjenerali Kudusi Lame çeli aktivitetin duke vlerësuar figurën e Adem Jasharit dhe gjithë familjes së tij, e kontributin për çlirimin e Kosovës.


“Komandanti i lavdishëm Adem Jashari na ka lënë një përvojë të pasur e të vulosur me gjak se si mund të fitohet e drejta për të folur në emër të Kombit. Duke na krijuar mundësinë të mblidhemi sot në Prekaz. Po na jep ndihmë që të gjejmë rrugën drejt bërjes kombëtare. 28 Nentor ka mbetur në histori si dita e bërjes shtetërore shqipëtare, por ne e dimë, dita e bërjes kombëtare akoma nuk ka ardhur. “ – tha gjeneral Lame.

Pas përshëndetjes nga prëfaqësues të shqiptarëve të Maqedonisë, përshëndeti edhe Ardit Bido, nga Klubi i Patriotëve të Rinj. Bido theksoi nevojën e bashkimit kombëtar, si një amanet i lënë nga dëshmorët e atdheut. Firmat e delegatëve në Kuvendin e Vlorës nuk duhet të mbeten jetim, tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 26/11/2012, ora 16:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori