FOTO/ Ky është 23-vjeçari shqiptar që u vra me thikë në Londër

Klevi Shekaj është 23-vjeçari shqiptar që humbi jetën tragjikisht në Londër.  I riu u sulmua me thikë më datë 29 qershor gjatë xhirimeve të një videoklipi muzikor.

Mediet e huaja bëjnë me dije se nga sulmi me thikë përveç shqiptarit ka humbur jetën edhe një person tjetër, ndërsa ka mbetu i plagosur një i tretë, i cili ndodhet në spital.

Autorë të sulmit Abel Chunda, 27 vjeç dhe Jason Furtardo, 26 vjeç akuzohen për vrasjen e të riut shqiptar dhe 15-vjeçarit.

Ngjarja e rëndë ku janë përfshirë disa persona thuhet se ka ndodhur në skenën e xhirimit të një videoje muzikore ku një grup njerëzish që mbanin thika, vazhduan të sulmonin viktimat./albeu.com/