Pozita propozon tryezë për demarkacionin
Në mbledhjen e ardhshme të Komisionit për Integrime Evropiane të ftohet Komisioneri Qeveritar për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, për t’u njoftuar me mënyrën se si ka funksionuar ky komision, kështu ka propozuar deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.

Ndërkohë, nga disa deputetë të pozitës u propozua që të mbahet një tryezë e rrumbullakët dhe të ftohen ekspertë, gjeografë dhe deputetë, të cilët kanë qenë aktivë për çështjen e demarkacionit, ndërsa opozita ka paralajmëruar se do ta bllokojë seancën nëse kjo marrëveshje vjen në Kuvend për t’u ratifikuar në versionin aktual./Albeu.com/
Shtuar më 24/05/2016, ora 09:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori