Pozita nuk voton për komisionin që do të hetojë rrëmbimin e mësuesëve
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë dhënë votën për formimin e Komisionit hetimor për t’i zbardhur të gjitha procedurat në rastin e arrestimit dhe të depërtimit të gjashtë shtetasve turq.

Partitë e koalicionit në pushtet kërkonin që të votoheshin pikat 1 dhe 2 të rendit të ditës, që pastaj të votohet pastaj ky komision.

Pas kësaj shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, si propozues i debatit dhe formimit të komisionit, e tërhoqi atë nga rendi i ditës.

Emrat e propozuar për anëtarë tëkëtij Komisioni janë: nga LDK-ja Anton Quni dhe Driton Selmanaj, i cili do të jetë edhe zëvendës-kryesues i Komisionit, nga PDK Hajdar Beqa dhe Ganimete Musliu, Vetëvendosje Xhelal Sveçla dhe Sami Kurteshi, Sveçla do të jetë edhe kryesues i Komisionit, Grupi i Deputetëve të Pavarur, Dardan Molliqaj, AAK Muharrem Nitaj, Nisma Socialdemokrate e Kosovës Enver Hoti dhe Grupi 6+ ende nuk janë dakorduar për emrin që do t’i përfaqësojë.
Shtuar më 26/04/2018, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori