Posti i Presidentit, LVV dhe LDK kanë dy mundësi
Jetmir Bakija nga organizata joqeveritare Demokracia Plus, ka komentuar situatën politike dhe takimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike drejt arritjes së një koalicioni qeverisës.

Bakija ka thënë se marrëveshje e koalicionit që përfshin postin e presidentin nga LDK apo LVV e rrezikon qëndrueshmërinë e Qeverisë mes këtyre dy partive.

Ai ka thënë se edhe nëse marrëveshja LVV-LDK përfshin kandidaturën e LDK-së për president, qeveria e re mund të rrëzohet pas një viti.

“Ta zëmë marrëveshja LVV-LDK po përfshin kandidaturën e LDK-së për President. Mirëpo, nëse nuk janë të pranishëm së paku 80 deputet në seancën e Kuvendit për votimin e Presidentit siç e kërkon vendimi i Gjykatës Kushtetuese (vendimi që e kishte rrëzu President Pacollin në 2011) a do ta rrëzonte atëherë LDK qeverinë LVV-LDK? Me siguri se po e njëjtë do të vepronte edhe LVV në atë rast. Pra pas, diku një viti do të rrezikohej rënia e qeverisës së re”, ka shkruar Bakija në një shkrim të bërë në Facebook.

Bakija ka përmendur dy opsione se si mund të pajtohen LVV dhe LDK për postin e presidentit.

“Andaj janë dy opsione për President nëse e keni përnjëmend qeverisjen bashkë: 1. Boni Qeverinë e ndryshoni Kushtetutën që me zgjedh Presidentin nga populli ose 2. Pajtohuni që kur vjen koha, me e gjet një kandidatë të pavarur që është i pranueshëm edhe për një pjesë të opozitës”, vijon shkrimi i tij.

Ndryshe, LVV dhe LDK deri tani kanë zhvilluar një sërë takimesh ku kanë harmonizuar shumicën e programeve qeverisës, mirëpo siç kanë thënë nga LVV, LDK po e kushtëzon arritjen e marrëveshjes me postin e presidentit
Shtuar më 09/12/2019, ora 10:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori