Postera të Vuçiq: Nuk je i mirëpritur
Kudo ka postera të zv/kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në veriun e Kosovës. Posterat dukshëm kundërshtojnë ardhjen e Vuçiq në Mitrovicë.

“Nuk je i mirëseradhur, do të të mallkojnë shenjtëritë e Kosovës”, shkruan pos tjerash në ta, bën me dije Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Vuçiq ka paralajmëruar vizitën në Kosovë më 12 maj. Ai ka thënë se do që të bisedojë me serbët dhe përfaqësuesit e tyre politikë në lidhje me Marrëveshjen e Brukselit.

Zbatimi i marrëveshjes mbetet kyç për avancimin e të dyja vendeve në rrugën evropiane. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2013, ora 18:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori