Portet shqiptare do të jenë në shërbim të Kosovës
Pëlqej
Pas disa informacionesh që kanë qarkulluar në media, se porti i Shëngjinit, i cili i ishte premtuar Kosovës, mund ti jepej Kinës, ka reaguar ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Ai ka hedhur poshtë lajmin, duke thënë se porti i Shëngjinit dhe portet shqiptare do të jenë në shërbim të Kosovës.

“Çdo gjë ka të bëjë me eksportet dhe importet që i nevojiten Kosovës, portet e Shqipërisë janë në gatishmëri të plotë për t’i shërbyer këtij vendi”, tha Minxhozi për Veriu.info.

Madje, Monxhozi ka shtuar se portet e Shqipërisë janë të hapura për të gjitha prodhimet, eksportet dhe importet që do të ketë nevojë Kosova./albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori