Porosia më e fundit nga BE për liberalizimin e vizave
Pëlqej
Komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Dixhitale Mariya Gabriel është takuar me zv.kryeministrin Enver Hoxhaj, ministrin e Inovacionit Besim Beqaj dhe ministrin e Zhvillimit Ekononik, Valdrin Lluka.

Pas këtij takimit, Komisionerja e BE-së theksoi se Komisioni Evropian dhe Parlamenti mbështetë liberalizimi e vizave për Kosovën, po që ende institucionet vendore duhet të punojnë në këtë drejtim.

Gabriel ka thënë se mbëtet tek Këshilli marrja e vendimit për viza, për të cilin thotë se do të vazhdojnë të punojnë me të.

“Kosova ka punuar shumë për të fituar liberalizimin e vizave. Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian flet në një zë dhe ne fuqishëm e mbështesim. Duhet të vazhdojmë të punojmë me Këshillin, nga i cili merret vendimi. Është e rëndësishme që të vazhdohet me shtetet anëtare që ato të marrin vendimin sa më shpejt që është e mundur. Vazhdoni të besoni në vetvete mos shikoni në disa argumente të jashtme. Vazhdoni që të punoni brenda vendit tuaj dhe kjo është pjesë e procesi”, ka thënë ajo.
Shtuar më 12/10/2018, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori