Politkanët serb, grinden për Kosovën
Përplasje të fortë kanë pasur ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq me ish ministrin e jashtëm, tash lider i SPO-s, Vuk Drashkoviq.

Në një debat në B92 ata janë përplasur për Kosovën. Jeremiq i ka vlerësuar skandaloze deklaratat e Drashkoviqit se Kosova është humbur në vitin 1999. Jeremiq ka pohuar se Draza Mihajloviq (ish-lider i çetnikëve) me siguri do të rrotullohet në varr me pranimin e pavarësisë nga ana e Drashkoviqit.

E ish ministri i jashtëm ka thënë se Serbia e Jeremiqit po përmendet si lideri i ri i kaosit në Ballkan, dhe se nëse nuk merret statusi i kandidatit në dhjetor, në maj të vitit të ardhshëm Serbia do të kthehet në situatën e vitit 1999.
Shtuar më 07/11/2011, ora 19:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori