Politikanja serbe: Thaçi është bartësi kryesor i idesë së ndarjes të Kosovës
Pëlqej
Bartësi kryesor i idesë së ndarjes së Kosovës është Hashim Thaçi, konsideron politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, e cila “nuk mendon” se autoritetet në Beograd “nuk janë në njëfarë marrëveshjeje me Thaçin”, dhe pohon se Beogradi “është një prej mbështetësve kryesorë” të Thaçit dhe Kadri Veselit, shkruan sot Koha Ditore.

Në një deklarim për agjencinë FoNet, Trajkoviq ka thënë se “kjo strukturë, e cila është vendosur në Kosovë, është mbajtur direkt pikërisht në marrëveshje me Beogradin dhe Listën Serbe”.

“Këtë e kemi parë gjatë zgjedhjes së presidentit Hashim Thaçi me ndihmën e serbëve”, ka vlerësuar Trajkoviq, dhe këtë e ka ilustruar duke thënë se “për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka qenë vendimtar roli i Listës Serbe”.
Shtuar më 14/02/2018, ora 07:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori