Arsenali nuk “thyhet”, mposht me përmbysje Fulham (VIDEO)

 

 

Edhe pse me shumë vështirësi, Arsenali ka arritur të marrë një tjetër fitore në Premier League, këtë herë përballë Fulham në “Emirates”.

“Topçinjtë” nuk e patën aspak të lehtë, pasi u ndëshkuan fillimisht në minutën e 56 nga Mitrovic.

Djemtë e Artetas nuk u dorëzuan për asnjë moment madje e shtuan presionin dhe arritën të barazonin me Odegaard në minutën e 64.

5 minuta nga fundi i takimit, Gabriel do të shënonte golin e dytë dhe të avantazhit, një gol që i heq barrën e gabimit  në golin e pësuar.

Arsenali mbetet kështu skuadra e momentit në Angli, pasi ka 4 fitore në 4 ndesjet e para./albeu.com


Shtuar 27.08.2022 20:27