Politikanët ta zgjidhin krizën politike
Pëlqej
Presidentja Atifete Jahjaga është shprehur se zgjidhja për krizën politike është në Kuvendin e Kosovës.

Sipas saj, aktualisht është në fuqi një vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe një kuadër Kushtetues që na bën ti shmangim zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Jahjaga i tha VOA-s se zgjidhja është vetëm tek politikanët, tek të zgjedhurit e popullit, të cilët duhet ta bëjnë atë përmes një procesi demokratik dhe të pandikuar nga jashtë.

Lidhur me Gjykatën Speciale, kryetarja e shtetit vlerësoi se gjykata do të ngrihet dhe se tregon para së gjithash pjekuri politike. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 09:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori