Futbolli skocez në zi, ndërron jetë legjenda e Rangers dhe Everton (FOTO LAJM)

Ish-ndihmës trajneri i Manchester United dhe legjenda e Skocisë dhe Rangers, Walter Smith ka ndërruar jetë në moshën 73 – vjeçare.

Ish-trajneri i Skocisë ishte mik i ngushtë i Sir Alax Ferguson dhe punoi përkreh tij gjatë viteve 2000 te United.

Trajneri i dashur në vendin e tij udhëhoqi Rnagers në 10 tituj kampion në dy periudhë të ndryshme.

Ai ishte trajner i Skocisë për tre vite nga 2004 deri në 2007. Smith ishte gjithashtu në krye të skuadrës së Everton në Premier League.

Klubi Rangers reagoi me një deklaratë: ”Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të ish-menaxherit, kryetarit dhe legjendës së klubit, Walter Smith.” /albeu.com


Shtuar 26.10.2021 12:16