Politikanët, më të pasurit në Kosovë
Pëlqej
Megjithëse Kosova është një shtet i vopgël dhe i varëfër, ka persona që janë në pakicë të cilët janë milionerë.

Nga deklarimi i pasurisë që kanë bërë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, vërehet se zyrtarë të institucioneve, disa nga të cilët janë pjesë e legjislativit, kanë pasuri të paluajtshme, para të gatshme dhe vetura luksoze, ndërkaq, pagat vjetore te tyre afrohen diku tek 17 mijë eurot.

Në shtetin e Kosovës rezulton që kategoria më e pasur të jenë pikerisht politikanët.

Ka nga ata politikanë që "çuditërisht" janë pasuruar për një kohë shumë të shkurtër.

Drejtori ekzekutiv në Lëvizjen Fol, Petrit Zogaj, organizatë kjo që nga viti 2010">2010 ka bërë monitorimin e pasurisë se personave zyrtarë, thotë se në një vend ku demokracia është e brishtë dhe në vendet ku pushteti përdoret nga pushtetarët jo për të ndërtuar një strategji shtet-formuese, sigurisht që e vetmja kategori që pasurohet brenda këtij sistemi janë politikanët.

Megjithëse ka një kasë shoqërore si politikanët që kanë shumë para, nga ana tjetër njerëzit e thjeshtë vuajnë nga papunësia e lartë, që arrin mbi 30 për qind. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori