Politikanët harrojnë reformën zgjedhore
Krerët e partive politike në vend po harrojnë reformë zgjedhore. Edhe pas takimit të liderëve partiakë të para një muaji, me presionin e ambasadorëve të vendeve të Quintit, ku u mor vendim që pas 10 ditësh të takohen dhe të ecet tutje me reforma, një gjë e tillë ka mbetur vetëm në suaza të zotimeve, pa asnjë gjë konkrete.

Tashmë pas një muaji e gjysmë nga ky takim, zyrtarë të PDK-së dhe ata të LDK-së akuzojnë njëri- tjetrin për mungesë vullneti për reformë zgjedhore, shkruan Zëri.

Ata të PDK-së akuzojnë lidershipin e LDK-së se nuk ka një vullnet për të vazhduar më tutje, e ata të LDK-së kanë thënë se kjo parti ka vullnet që të ecet tutje. Madje, sipas tyre, këtë e tregon më së miri ftesa e liderit të LDK-së që t’i bëjë bashkë liderët e partive politike.

Kryetari i Komisionit për Reformë Zgjedhore, Haki Demolli, ka thënë që nuk qëndron një gjë e tillë, ngase sipas tij, LDK ka vullnet që të ecet tutje. Këtë, sipas tij, e tregon më së miri ftesa e liderit të LDK-së që t’i bëjë bashkë liderët e partive politike.

Ai ka thënë se ende s’ka marrëveshje të liderëve për reformën zgjedhore, porse sipas tij, LDK i ka dhënë qëndrimet sa i përket listave zgjedhore, zonave zgjedhore etj.

“LDK është për 26 zona zgjedhore, për lista të hapura, është për pragun zgjedhor prej 5 për qind për partitë politike, 7 për qind për koalicione zgjedhore, 2 për qind për kandidatë të pavarur”, ka thënë Demolli. /albeu.com/

Shtuar më 27/01/2013, ora 11:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori