Politika në Serbi, pjesë e zgjidhjes së çështjes së të pagjeturve
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot një takim me kryesuesin e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Prenk Gjetaj, ku kanë diskutuar rreth angazhimit për të mbyllur kapitullin e personave të pagjetur dhe për hapat e ardhshëm që duhet ndërmarrë.

"Çështja e të pagjeturve është çështje humanitare dhe politika në Serbi duhet të jetë pjesë e zgjidhjes së saj e jo pengesë", ka thënë Thaçi, duke theksuar se se mbetet i përkushtuar që kjo çështje e ndjeshme, e cila ende sjell dhembje për qytetarët e Kosovës, të mbyllet sa më shpejtë.

Kryesuesi i komisionit për personat e zhdukur, Gjetaj, e informoi presidentin rreth asaj se deri ku ka arritur puna e komisionit dhe për pengesat kryesore në punën e tyre. /albeu.com/

Shtuar më 25/10/2016, ora 12:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori