3 sjelljet e prindërve që ndikojnë negativisht në të ardhmen e fëmijëve

Ka katër sjellje me të cila një prind mund të ndikojë negativisht në jetën e fëmijës.

1.Krahasimi i fëmijëve: Sigurisht që i doni fëmijët në mënyrë të barabartë, megjithatë, nëse njëri prej tyre ka arritur diçka më shumë dhe ju keni tendencën ta prezantoni atë para njerëzve si më të zotin, dhe nuk e bëni këtë me fëmijët e tjerë, atëherë kjo mund të ketë ndikim tek këto të fundit. Për shembull, ju mund të thoni: “Kjo është vajza ime inteligjente Sara. Dhe ky është djali më i vogël, Maks”, gjë që nuk duhet. “Kjo është një lloj bulizmi shumë delikat. Është fyes për fëmijët e tjerë. Prandaj prindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm se si sillen me fëmijët.

2.Përdorimi i etiketimeve: Nofkat mund të duken të padëmshme, megjithatë ato mund të lënë mbresa në jetën e fëmijës nëse përdoren shumë shpesh. Mënyra se si një prindër e quan fëmijën mund të ketë dëmtime serioze në vetëbesimin e tij. Doktoresha Carandang shpjegon se përdorimi i etiketimeve të ndryshme mund të shkaktojë tek fëmija zhvillimin e ndjenjave fyese ndaj prindërve dhe fillojnë të besojë se vërtet është dembel ose budalla.

3.Favorizimi i një fëmije ndikon në disiplinën e tij: Edhe pse shumë prindër e mohojnë këtë gjë, ka raste kur ato favorizojnë një fëmijë dhe shpesh ato që bëjnë gabime mbeten të ndëshkuar dhe fajin e marrin fëmijët e tjerë. Psikologia e njohur sqaron se kur fëmijët argumentojnë, është e rëndësishme të dëgjoni secilin prej tyre në mënyrë objektive, kështu mund të reagoni siç duhet. Nuk duhet të ndëshkohet një fëmijë vetëm se është më i madhi se të tjerët apo se ka më shumë përgjegjësi. Është shumë e rëndësishme që të mos neglizhoni nevojat e tyre.


Shtuar 30.08.2020 20:44