Policia zbulon 374 raste të dokumenteve të falsifikuar
Nga janari deri në muajin gusht policia e Kosovës ka zbuluar
374 raste të dokumentevefalsifikuar. Në një prononcim për Koha Ditore Brahim Sadriu shprehet se falsifikimi i dokumenteve përfshin të gjitha llojet e tyre, dhe se shumica nga to janë dokumente të shteteve të huaja, si pasaporta, letërnjoftime dhe patentë shoferë.


Policia e Kosovës dhe veçanërisht Policia Kufitare është e trajnuar shumë mirë në identifikimin e rasteve të dokumenteve të falsifikuara, po ashtu edhe teknologjia që përdoret për identifikimin e këtyre dokumenteve është e një niveli të lartë në të gjitha pikat kufitare”, ka thënë Sadriu. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2012, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori