Policia: VV kishte përgatitur sulm terrorist
Gjatë një deklarate për medie, Polica e Kosovës ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje po planifikonte sulm terrorist gjatë protestës së organizuar të enjten në Prishtinë.

Policia ka shpjeguar se në depon të cilën VV e shfrytëzon, ka gjetur sende të cilat mund të provojnë se ishin duke përgatitur sulm terrorist.

"Në koordinim me prokurorinë mund të cilësojmë se ishte duke u kryer përgatitje e veprës terroriste", tha një zyrtar i PK-së në konferencë, pasi u pyet nga gazetaret nëse edhe kjo mund të quhej apo jo terrorizëm, raporton "Insajderi". /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2016, ora 17:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori