Policia ua merr pikët 285 shoferëve
Pëlqej
Drejtori i Drejtorisë për Preventivë dhe Komunikacion Rrugor në Policinë e Kosovës ka treguar për dënimet e shqiptuara ndaj kundërvajtësve në ditët e fundit.

Jeton Rexhepi ka thënë se brenda 8 ditëve të fundit, janë dënuar 285 shoferë me masa mbrojtëse pikë negative.

Ai ka treguar në “Puls” të KTV-së se 81 shoferëve iu është ndaluar drejtimi i makinës me veprim motorik – 73 prej tyre 3 muaj e kanë të ndaluar, dy prej tyre i kanë deri në 6 muaj, 4 e kanë 6 muaj të plotë dhe dy prej tyre e kanë prej 6 deri 12 muaj.

Nga 1 janari i këtij viti në Kosovë ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, me të cilin janë rritur gjobat për të gjithë ata që shkelin rregullat në komunikacion

Ministria e Infrastrukturës kishte njoftuar se përmes këtij ligji synon rritjen e sigurisë në trafikun rrugor.

Një ligj i tillë kishte hyrë në fuqi edhe në vitin 2016, megjithatë numri i madh i aksidenteve dhe rrezikshmëria në trafik kanë shtyrë institucionet që të rrisin edhe më shumë gjobat.

Policia e Kosovë ka bërë të ditur se të gjitha veprimet e saj në shqiptimin e gjobave për kundërvajtje i realizon në bazë të ligjit.

Ndërsa ekspertë të çështjeve të sigurisë kërkojnë që të merren masa në uljen e numrit të aksidenteve dhe të shtohet siguria në rrugë. Ata e konsiderojnë rritjen e gjobave pozitive, por jo të mjaftueshme.


Shtuar më 16/01/2018, ora 07:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori