Policia tregon si u rrah deputeti i Kosovës
olicia e Kosovës ka konfirmuar sulmin ndaj kryetarit të SLS-së njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës Slobodan Petroviq nga dy anëtarët e Listës Serbe, Milan Kostiq dhe Nenad Miliceviq.

Policia përmes një njoftimi ka thënë se për këtë rast ka shoqëruar dy persona.

Njoftimi i PK-së:

Sot rreth orës 10:30, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Fazli Grajqevci” në Prishtinë, ka ndodhur një mosmarrëveshje në mes të tre personave.

Lidhur me këtë rast, policia ka shoqëruar në stacionin policor dy persona për të cilët ekziston dyshimi se mund të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.

Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Aktualisht në koordinim me prokurorin e shtetit po kryhen veprimet e fazës fillestare hetimore për të proceduar më tej në fazat e tjera.
Shtuar më 20/03/2019, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori