Policia e Kosovës ka konfirmuar se në Veri të Mitrovicës, me urdhëresë të Gjykatës, janë realizuar disa
bastisje që
ndërlidhen me vazhdimin e hetimeve për
rastin e vrasjes së
Oliver Ivanoviq.
“Njësitet policore kanë kryer
bastisje në katër lokacione si dhe kane ndaluar katër persona, tre që
ndërlidhen me hetime për
rastin dhe një i cili ka rezistuar ndaj zyrtarëve policor”, ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së.
Mësohet se janë arrestuar ish-polici Dragisha Markoviq dhe Sasha Curciq, Milosh Roshiq për shkak se dyshohen se kanë pasur lidhje me vrasjen e
Oliver Ivanoviq.
Shtuar më 23/11/2018,
ora 08:20