Policia serbe trafikon kosovarët drejt Hungarisë (VIDEO)
Portali "Infokusi" ka siguruar një video ku shihet qartë se është vetë Policia e Serbisë ajo që trafikon shqiptarët nga Subaotica në drejtim të Hungarisë.

Policët me uniformë shihen që janë në pjesën e parë të një furgoni, ndërsa në pjesën e prapme janë katër shtetas kosovarë që i kanë paguar policët pët ti nxjerrë matanë kufirit.

Njëri nga protagonistet e kësaj video i ka thënë portalit "Infokusi" se pasi kanë renë në duart e policisë serbe, ata kanë dashur t’i paguajnë vetëm për të mos i ndalur ose burgosur, por policia i ka thënë se ata mund t’i nxjerrin matan kufirit nëse i paguajnë 1500 euro.

Infokusi” në vazdhimësi ka raportuar për ikjen masive të qytetarëve të Kosovës dhe për peripëcitë që ata hasin gjatë rrugëtimit për një jetë më të mirë në perëndim. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2015, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori