Policia serbe sfidon Qeverinë e Kosovës
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka vendosur një kontejner në territorin e Kosovës për nevoja të policisë paralele serbe që funksion në veriun e saj. Kontejneri është vendosur para pak ditësh në brendi të territorit të Kosovës në pikëkalimin kufitar të Jarinjës.

Sipas INA-s, vendosja e këtij objekti është lejuar edhe nga vetë EULEX. Kjo pasi forcat e EUELX qëndrojnë shumë pranë këtij kontejneri.

Ky objekt i policisë së Serbisë është vendosur në kërkesën e komandanti të policisë në veri të Mitrovicës, Gjorgje Dragoviq si dhe majorit të kësaj policie. Nino Mijanoviq.

Ndërkohë, Policia e Kosovës në Mitrovicë ka dekalruar se nuk ka asnjë informacion zyrtar për vendosjen e këtij kontejneri. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2012, ora 14:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori