Policia serbe keqtrajton nënkryetarin e "Vatra-s"
Pëlqej
Policia serbe ka ndalur në pikën kufitare të Konçulit, Myrtez Limanajn, nënkryetar i shoqërisë "Vatra".

Xhandarmëria serbe ka ushtruar dhunë fizike mbi Limanajn, gjatë kohës që është ndaluar, raporton Presheva Jonë.

Policia e Serbisë në arrestimin e ndërmarrë është mbështetur në një fletë-arresti të vitit 2001, kur Limanaj ka qenë ushtar i UÇPMB-së dhe akuzohej për thyerje të rendit nga shteti serb.

Mirëpo, në vitin 2006, Myrtez Limanajt i është dhënë amnistia nga Gjykata e Vranjës, duke u liruar nga të gjitha akuzat.

Lëvizja “Vatra”, duke njoftuar për këtë rast, ka shfaqur indinjatë duke e cilësuar si veprim nxitës dhe denigrues, që tenton të ndalë lëvizjen e lire dhe kthimin në shtëpitë e tyre të qytetareve te dëbuar.

Sipas saj, Serbia kështu po i shkel marrëveshjet e nënshkruara nga vetë ajo në Bruksel për lëvizje të lirë./albeu.com/
Shtuar më 29/09/2014, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori