Policia serbe bastis shtëpitë e ish-luftëtarëve të UÇPMB-së
Pëlqej
Policia e Serbisë ka ndërmarrë një aksion të shpejtë në fshatin Bilaç të komunës së Bujanocit në Luginë të Preshevës.

Forcat e rendit serbe kanë bastistur shtëpitë e tre shqiptarëve, që të tre ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, raporton "Titulli".

Bastisja e shtëpive ka traumatizuar banorët, pasi aksioni është bërë pa paralajmërim dhe në sy të të gjithë fshatit.

“Arrestimet, bastisjet ndaj ish luftëtarëve të UÇPMB-së nuk kanë të ndalur. Qëllimi kryesor i kësaj qeverie, sikurse atyre të mëhershmet, është shpërngulja e shqiptarëve nga trojet stërgjyshore, ndërsa tani edhe ndaj banorëve të fshatit Bilaç”, tha kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik dhe njëherësh kryetar i Kuvendit Komunal në Bujanoc, Jonuz Musliu.

Policia serbe ka bastisur shtëpinë e Nexhmedin Osmanit dhe e dy vëllezërve të tij, që të tre ish-pjesëtarë të UÇPMB-së. /albeu.com/

Shtuar më 17/09/2014, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori