Policia serbe arreston Avni Mavrajn
Pëlqej
Avni Rrustem Mavraj është arrestuar mbrëmë në pikën kufitare të Merdarës në vendkalimin kufitar me Serbinë.

Mavraj ka qenë duke udhëtuar drejt vendeve të Evropës, por është arrestuar nga policia serbe.

Ai akuzohet se gjatë luftës "ka kryer krime kundër njerëzimit".

“Vëllai mbrëmë është ndalur nga policia serbe në Merdare. Dhe tash s’ka gjysmë orë atë e ka quar për në Leskovc. Sipas informatave që na erdhën, vëllaun po e akuzojnë për vrasje të serbëve në Pejë gjatë luftës. Policia serbe i kanë thënë vëllait se posedojnë një foto kinse ku shihet ai si snajperist. Vëllai në këto gjëra s’ka dorë, por Serbia po do për t’ia veshur këtë aktakuzë”, ka thënë Riza Mavraj, vëlllai i Avniut për "Epoka e Re".

Avni Mavraj ka treguar se i vëllai ka qenë arrestuar nga policia serbe edhe gjatë luftës, kur është mbajtur për një muaj e gjysmë në burgun e Leskovcit./albeu.com/

Shtuar më 07/08/2014, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori