Policia serbe anulon vulat e aeroportit "Adem Jashari"
Beogradi zyrtarisht ka pranuar lëvizjen e lirë të kosovarëve në Serbi, por përsëri qytetarët me vulat e Republikës së Kosovës po pengohen nga autoritetet serbe.

Autoritetet serbe në kufi u kanë ndërhyrë në pasaporta qytetarëve kosovarë duke u rënë vulë “Anulohet”(Ponishteno) mbi vulat e aeroportit "Adem Jashari", njofton Presheva.com.

Policia serbe qytetarëve kosovar u'a ka “neutralizuar” vulat e Republikës së Kosovës në Aeroportin "Nikola Tesla" në Beograd. /albeu.com/

Shtuar më 04/03/2014, ora 12:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori