“Ti më tregove ç’është dashuria”, Rita Ora uron me fjalë zemre bashkëshortin për ditëlindje

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka uruar me fjalë zemre bashkëshortin e saj Taika Waititi- për ditëlindje. Ylli i muzikës Pop ka publikuar një foto të regjisorit austrialian duke i dedikuar fjalë të ëmbla.

“Gëzuar ditëlindjen për njeriun më argëtues dhe më të zgjuar që kam takuar ndonjëherë në jetën time. Ti më bën t’ia dal në momente që nuk mendoj se mundem. Faleminderit që më tregove se çfarë është në të vërtetë dashuria.

Këtu janë edhe shumë momente të tjera kur unë vjedh batutat e tua dhe i them ato 10 herë me zë më të lartë, që njerëzit të mendojnë se unë kam më tepër humor. TE DUA”, shkruan ajo.-ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë se këngëtarja dhe regjisori u takuan në fillim të vitit 2021 në Australi, ndërsa u martuan një vit më parë në një ceremoni private.

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)


Shtuar 16.08.2023 21:59