Policia reagon pas rrahjes në mes të Mitrovicës (VIDEO)
Një përleshje fizike ka ndodhur në sheshin e Mitrovicës, në të cilën janë përfshirë disa të rinj.

Siç shihet në video, Policia e Kosovës ka reaguar lidhur me këtë rast.

Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se bëhet fjalë për një mosmarrëveshje çasti dhe se nuk ka të lënduar.

“Ka ndodhur një mosmarrëveshje çasti në mes disa të rinjve dhe nuk ka të lënduar”, tha Zahiti.
Shtuar më 25/06/2019, ora 15:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori