Policia publikon fotografitë e të dyshuarve për rrahjen e gazetarit
Policia e Kosovës ka publikuar fotografi të personave të dyshuar të cilët gjatë muajit gusht e sulmuan fizikisht drejtorin e gazetës online “Insajderi”, Parim Ollurin. Policia përmes një komunikate për media ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtyre personave.

“Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse po kërkojmë përkrahjen e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar:, thotë policia, transmeton Gazeta Express.

Sulmi ndaj tij Ollurit kishte ndodhur në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, afër banesës së tij, gjatë muajit gusht. Më pas Olluri kishte pranuar edhe tretman mjekësor në QKUK.

Në momentin e sulmit, ai ka qenë i shoqëruar nga e fejuara e tij.

“Referuar rastit Lëndim trupor, që ka ndodhur me datën 16.08.2017, në rrugën "Bajram Bahtiri" ne Prishtine, Policia e Kosovës pas zgjerimit të rrethit të hetimit ka arrit të siguroj xhirime dhe imazhe ku shihen tre persona të cilët dyshohet të kenë marrë pjesë në rastin e sulmit ndaj gazetarit Parim Olluri.

Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse po kërkojmë përkrahjen e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar.

Andaj të gjithë ata që kanë informacion lidhur me personat e dyshuar dhe vendndodhjen e tyre i lusim që informacionet e tilla përmes numrit 192, t'ia kalojnë policisë ashtu që të mundësohet kapja e tyre”, thuhet në komunikatën e policisë.


Shtuar më 07/11/2017, ora 14:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori